Përcaktohet motivi i vrasjes së "Shinzo Abe"
(last modified Sat, 09 Jul 2022 07:52:45 GMT )
Korrik 09, 2022 09:52 Europe/Tirane
  • Përcaktohet motivi i vrasjes së

Vrasësi i ish-kryeministrit të Japonisë gjatë marrjes në pyetje ka pranuar motivin e tij për këtë atentat.

Udhëheqësi më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua pas shpine të premten teksa mbante një fjalim përpara stacionit hekurudhor Kintetsu. Tetsuya Yamagami, vrasësi, 41-vjeçari ish-pjesëtar i marinës japoneze, u arrestua nga forcat e sigurisë. Në rrëfimin e tij, Yamagami deklaroi se motivimi i tij për këtë vrasje ishin lidhjet e Shinzo Abe me një "organizatë speciale" ndaj së cilës ai kishte inat dhe se inati i tij nuk kishte origjinë politike. Policia japoneze nuk e ka përmendur këtë organizatë apo bindjet e saj dhe nuk është e qartë nëse një organizatë e tillë ekziston jashtë vendit apo jo. Disa media japoneze kanë thënë se organizata e përmendur nga Yamagami ishte një organizatë fetare. Policia po përpiqet të përcaktojë nëse Yamagami e ka kryer operacionin i vetëm apo nëse është i lidhur me një grup apo me më shumë grupe.

Tags