Demonstrata kundër NATO-s në Turqi
Korrik 09, 2022 15:47 Europe/Tirane
Banorët e qytetit të Adanasë në Turqinë jugore, ku ndodhet baza amerikane Incirlik, demonstruan kundër pranisë së NATO-s në Turqi.
Qindra protestues turq u mblodhën para bazës amerikane Incirlik në Adana dhe kërkuan tërheqjen e vendit të tyre nga Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO). "NATO vrastare ik nga Turqia", "vdekje Amerikës imperialiste", "të gjithë jemi ushtarë të Ataturkut", ishin parullat e protestuesve në këtë takim të organizuar nga Partia Vatan dhe Unioni i Rinisë Turke. Ndërsa dënuan marrëveshjen e Turqisë me Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim e dy vendeve nordike në NATO, protestuesit turq kërkuan daljen sa më të shpejtë të vendit të tyre nga kjo aleancë.
Tags