Paralajmërimi i Guterres për shtimin e të uriturve në botë
(last modified Sun, 10 Jul 2022 18:22:05 GMT )
Korrik 10, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Guterres për shtimin e të uriturve në botë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi kundër rritjes së numrit të njerëzve të uritur në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shkroi në një mesazh në Twitter se numri i njerëzve që përballen me urinë në botë po rritet dhe çmimi i ushqimeve ka arritur nivelin më të lartë në dekadën e fundit. Në vazhdim të këtij mesazhi në Twitter, Guterres tha se vetëm me një veprim global mund të përballemi me rritjen e urisë në botë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve. Deklaratat e Guterres vijnë ndërkohë që Kombet e Bashkuara në raportin e fundit, duke iu referuar përkeqësimit të urisë në botë, njoftuan se në vitin 2021, 828 milionë njerëz, ose pothuajse 10% e popullsisë së botës, ishin prekur nga uria, dhe kjo statistikë ende po rritet dhe është 46 milionë njerëz më shumë se në vitin 2020 dhe 150 milionë njerëz më shumë se në 2019. Kombet e Bashkuara njoftuan javën e kaluar, se lufta në Ukrainë së bashku me ndryshimet klimatike kërcënojnë t'a çojnë urinë dhe migrimin masiv në një shkallë të paprecedentë.