Macron: Francezët të bëhen gati për ditë të vështira
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129848-macron_francezët_të_bëhen_gati_për_ditë_të_vështira
Franca duhet të mobilizohet për t’u përgatitur për skenarin e mundshëm që do të ketë mungesë energjie këtë vjeshtë, sepse Rusia po përdor shkurtimet në furnizimet në Evropë si një armë në luftën e saj me Ukrainën, tha të enjten presidenti francez Emmanuel Macron.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 14, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • Macron: Francezët të bëhen gati për ditë të vështira

Franca duhet të mobilizohet për t’u përgatitur për skenarin e mundshëm që do të ketë mungesë energjie këtë vjeshtë, sepse Rusia po përdor shkurtimet në furnizimet në Evropë si një armë në luftën e saj me Ukrainën, tha të enjten presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke folur në një intervistë televizive për të shënuar ditën kombëtare të Francës, Macron tha se një pjesë e këtij mobilizimi do të përfshinte konsumatorët dhe bizneset franceze që të pakësojnë përdorimin e tyre të energjisë. “Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se lufta në Ukrainë do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Vera dhe fillimi i vjeshtës do të jenë të vështira. Ne duam të ndalojmë luftën pa u përfshirë në të. Ne nuk duam një luftë të re botëre  ”, tha Macron. Sipas tij, Parisi duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën dhe të bëjë presion ndaj Rusisë me sanksione të reja. “Mund të na duhet të kalojmë pa gazin rus. Ky është një skenar shumë i vështirë, por ne duhet të jemi gati për të”, tha kreu i shtetit francez. Më herët, zëdhënësi i kabinetit francez, Olivier Veran tha se ekziston një rrezik serioz i mungesës së gazit në Evropë nëse ndërpritet furnizimi me gaz nga Rusia.