Hungaria: Evropa duke sanksionuar Rusinë qëlloi veten në mushkëri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129888-hungaria_evropa_duke_sanksionuar_rusinë_qëlloi_veten_në_mushkëri
Duke iu referuar krizës energjetike në Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez tha se paralajmërimet dhe supozimet e tij të mëparshme për ndikimin e veprimeve perëndimore kundër Rusisë tashmë janë konfirmuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 15, 2022 21:26 Europe/Tirane
  • Hungaria: Evropa duke sanksionuar Rusinë qëlloi veten në mushkëri

Duke iu referuar krizës energjetike në Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez tha se paralajmërimet dhe supozimet e tij të mëparshme për ndikimin e veprimeve perëndimore kundër Rusisë tashmë janë konfirmuar.

Me vazhdimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, eksportet e gazit rus drejt Evropës janë ulur, kështu që shumë vende evropiane po përballen me problemin e furnizimit me energji dhe rritjen e kostove të jetesës. Kryeministri hungarez Viktor Orbán të premten në një bisedë për radion kombëtare "Koschut" shpjegoi pasojat e sanksioneve kundër Rusisë duke thënë: "Më duhet të them, në fillim mendova se po qëllonim veten në këmbë, por tani duket se ekonomia evropiane ka qëlluar veten në mushkëri dhe prandaj tani kjo ekonomi po asfiksohet kudo". Më parë kryeministri i Hungarisë kishte paralajmëruar se ndalimi i importit të energjisë nga Rusia do të shkatërronte ekonominë e këtij blloku dhe ky vend shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë më parë pas përshkallëzimit të krizës energjetike në vendet evropiane dhe vështirësisë së furnizimit me energji. Ndihmësi i kryeministrit të Hungarisë, Gergli Guliash, u tha gazetarëve më herët se Evropa mund të mos ketë mjaftueshëm gaz për vjeshtë dhe dimër. Qeveria hungareze do të ndalojë gjithashtu eksportin e druve të zjarrit dhe do të rrisë nxjerrjen e qymyrit. Ajo gjithashtu do të përpiqet të rifillojë termocentralin me qymyr Matra, i cili është mbyllur pjesërisht që nga janari 2021.