Protesta anti-qeveritare në Hungari
Mijëra njerëz protestuan në Budapest të shtunën për të pestën ditë radhazi kundër qeverisë së Viktor Orban ndërsa zemërimi thellohet mbi ndryshimet tatimore që kritikët thonë se do të dëmtojnë bizneset e vogla.
Hungarezët kanë dalë në rrugë që kur parlamenti miratoi një ndryshim ligji të martën që do të prekë qindra mijëra pronarë biznesesh të vogla. Protestat janë të parat që kur kryeministri Orban, fitoi një mandat të katërt radhazi në prill. Disa mijëra njerëz marshuan në qendër të Budapestit të shtunën duke brohoritur “Orban humbi”. Por ky i fundit mbrojti ndryshimin e ligjit të taksave si “të mirë dhe të nevojshëm”. Pavarësisht kufijve të çmimeve për gjërat thelbësore, vendi i Evropës Qendrore përballet me inflacion në rritje dhe një rënie të monedhës vendase pasi Bashkimi Evropian ka frenuar financimet në Hungari. Hungaria, e cila varet kryesisht nga nafta dhe gazi rus, shpalli një “gjendje të jashtëzakonshme energjetike” të mërkurën për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ndër masat për të trajtuar problemin, njerëzit që konsumojnë më shumë se sasia mesatare e energjisë do të duhet të paguajnë me çmimin e tregut dhe jo me normën e subvencionuar të shtetit.