Riadi nuk i jep shpresë Bidenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129972-riadi_nuk_i_jep_shpresë_bidenit
Amerikanët kanë humbur shpresën se udhëheqësit sauditë do të rrisin prodhimin e naftës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2022 09:19 Europe/Tirane
  • Riadi nuk i jep shpresë Bidenit

Amerikanët kanë humbur shpresën se udhëheqësit sauditë do të rrisin prodhimin e naftës.

Një zhgënjim që u shfaq edhe në luhatjet e çmimit botëror të naftës. Kështu, indekset e naftës Brent dhe West Texas Intermediate, që pësuan rënien më të madhe javore, u rritën të premten. Sipas raportit të Kompanisë së Çmimeve të Naftës, nafta e papërpunuar Brent u rrit 2.08%, ose 101.2 dollarë për fuçi, dhe nafta e papërpunuar WTI u rrit me 1.89%, ose 97.59 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve të naftës tregon se tregu i naftës ka marrë saktë sinjalin e mosrritjes së prodhimit të naftës saudite, me Arabinë Saudite që prodhon naftë në përputhje me kuotën e OPEC-ut. Pas takimit mes Bidenit dhe bin Salmanit, ish-ministri i Jashtëm saudit Adel al-Xhubeir tha: “Nuk është arritur asnjë marrëveshje për naftën dhe Arabia Saudite dhe vendet anëtare të OPEC-ut do të vendosin në bazë të tregut". Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk presin që Arabia Saudite të rrisë menjëherë prodhimin e naftës dhe është në pritje të rezultatit të takimit të OPEC+ të 3 gushtit, çka ul pritshmëritë për vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në mbretërinë saudite. Në këtë pikë, duket se qëllimi i presidentit amerikan për të vizituar Jeddah për të rritur prodhimin e naftës saudite nuk do të realizohet të paktën për disa muajt e ardhshëm dhe deri në prag të zgjedhjeve afatmesme në nëntor. Prandaj Biden është i detyruar të gjejë mënyra të tjera për të rregulluar çmimin e benzinës dhe për të ulur pakënaqësinë e popullit amerikan.