Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Francën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129976-presidenti_i_emirateve_të_bashkuara_arabe_viziton_francën
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed është pritur nga ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu, në vizitën e tij të parë shtetërore si president.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Francën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed është pritur nga ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu, në vizitën e tij të parë shtetërore si president.

Mohamed bin Zayed mbërriti dje në Paris, në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në axhendën e së cilës janë çështjet e energjisë dhe transportit. Sot ai u takua me homologun e tij francez Emmanuel Macron në pallatin presidencial Elysee. Vizita e tij vjen pas turneut të presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme, teksa fuqitë perëndimore kërkojnë që Riadi dhe EBA të shtojnë prodhimin e naftës. Një çështje kryesore e vizitës janë “garancitë që do të jepen nga Emiratet për sasinë e hidrokarbureve me të cilat do të furnizohet Franca”, tha një këshilltar i Macron për rrjetin AFP. Eksportet e naftës së Emirateve drejt Francës në 2019 arritën në 1.5 miliardë euro por aktualisht vendi nuk është duke furnizuar më Parisin. Parisi thotë se kërkon të “diversifikojë burimet e tij të furnizimit në kontekstin e luftës në Ukrainë”, shtojnë burimet e Elysee.