Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130122-nënshkruhet_marrëveshja_për_lejimin_e_eksportit_të_grurit_nga_ukraina
Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 22, 2022 20:46 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës. Kremlini tha të premten se është “shumë e rëndësishme” që të zhbllokohen eksportet, teksa Kievi dhe Moska pritet të arrijnë një marrëveshje që do të ndihmojë në lehtësimin e krizës ushqimore globale. “Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohen furnizimet me plehra, ushqime dhe drithëra në tregjet botërore”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Është një sasi e vogël e drithit ukrainas, por megjithatë është shumë e rëndësishme që ky drithë të arrijë në tregjet botërore”, shtoi ai. Ndërsa këshilltari i Presidentit Zelensky ka thënë se nënshkrimi i sotëm i një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokadës së Detit të Zi do të jetë midis Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së, jo Rusisë. Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në dhe marrim detyrime ndaj tyre, shkroi në Twitter këshilltari presidencial Mihaylo Podolyak.