Këshilli i Sigurimit dënoi sulmin e Turqisë në veri të Irakut
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme lidhur me sulmin me artileri turke në provincën Dohuk të Irakut verior, e dënoi këtë sulm.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Këshilli i Sigurimit, në një deklaratë, duke dënuar sulmin me artileri në provincën Dohuk, deklaroi mbështetjen e tij për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u bënë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të bashkëpunojnë aktivisht me qeverinë irakiane dhe autoritetet e tjera përkatëse në mbështetjen e këtij vendi. Të mërkurën e kaluar, Turqia ka vënë në shënjestër resortin “Pere Rukh” në provincën Dohuk të Irakut, i cili rezultoi me vdekjen e 9 civilëve dhe plagosjen e 23 personave. Edhe pse autoritetet e Bagdadit këmbëngulin se sulmi është kryer nga forcat turke dhe se ato janë përgjegjëse për vdekjet dhe plagosjet e civilëve irakianë, Turqia thotë se forcat e vendit nuk sulmuan civilët. "Fouad Hossein", ministri i Jashtëm irakian, në një intervistë për kanalin "Al-Sumriya", tha: "Nëse ka një problem mes Ankarasë dhe PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit Turk), ky problem nuk duhet të zvarritet në territorin e Irakut”.