Anglia dhe Franca fajtore për mbytjen e 34 emigrantëve
(last modified Tue, 26 Jul 2022 18:49:15 GMT )
Korrik 26, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Anglia dhe Franca fajtore për mbytjen e 34 emigrantëve

Një hetim ekskluziv i Skynews ka nxjerrë zbuluar Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat ia kaluan përgjegjësinë njëra-tjetrës pas mbytjes më të rëndë të emigrantëve në historinë e kanalit anglez.

Më 24 nëntor 2021, një gomone me 34 emigrantë u fundos në Kanalin Anglez, ku u mbytën 31 persona dhe një foshnjë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të dëshpëruara të emigrantëve për rojet bregdetare në të dy anët e Kanalit. Një hetim paraprak, i kryer nga një firmë ligjore, ka zbuluar se ka pasur komunikime midis shërbimeve britanike dhe franceze të urgjencës, ku asnjëra palë nuk mori përgjegjësinë për katastrofën. Hetimi, i parë nga Sky News, bazohet në prova nga dy të mbijetuarit, telefonata, mesazhe me tekst dhe e-mail. Kur u ndjenë në rrezik, emigrantët thirrën shërbimet e shpëtimit francez dhe anglez rreth orës 2 të mëngjesit dhe më pas vazhduan për gati dy orë, duke iu lutur atyre që të ndërhynin. Ekipi francez i shpëtimit ia transmetoi pozicionin e gomones ekipit anglez të shpëtimit, duke iu thënë se ishte përgjegjësia e tyre të ndihmonin varkën. Ekipi anglez i shpëtimit u përpoq të telefononte një nga numrat që iu dha nga roja bregdetare franceze, por sinjali tregoi se anija ishte në ujërat franceze. Prandaj ata ia lanë përgjegjësinë ekipit francez për t’i shpëtuar emigrantët.

 

Tags