Kim Jong-un: Koreja e Jugut po shkatërrohet ngadalë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130316-kim_jong_un_koreja_e_jugut_po_shkatërrohet_ngadalë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut paralajmëroi Amerikën se Pheniani është gati për luftë me këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 28, 2022 09:06 Europe/Tirane
  • Kim Jong-un: Koreja e Jugut po shkatërrohet ngadalë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut paralajmëroi Amerikën se Pheniani është gati për luftë me këtë vend.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, lideri i Koresë së Veriut paralajmëroi zyrtarët e Koresë së Jugut dhe ushtrinë e vendit se do të përballen me rrezikun e shkatërrimit nëse vazhdojnë veprimet e tyre kundër Phenianit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un të enjten në një fjalim me rastin e 69-vjetorit të armëpushimit dhe përfundimit të Luftës së Koresë 1953-1950 tha: Qeveria dhe ushtria e Koresë së Jugut duhet ta dinë se nëse po mendojnë të sulmojnë Korenë e Veriut dhe kanë idenë se mund të shkatërrojnë një pjesë të fuqisë sonë ushtarake ose ta godasin atë, duhet ta dinë se e kanë shumë gabim, sepse çdo gabim nga ana mund të çojë në shkatërrimin e këtij vendi. Kim gjithashtu tha: Pheniani është plotësisht i përgatitur për çdo konflikt ushtarak me Amerikën dhe forcat e tij ushtarake kanë shqyrtuar paraprakisht të gjithë skenarët e mundshëm. Koreja e Veriut në fillim të këtij viti ka testuar me sukses disa raketa balistike të avancuara.  Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh tek Uashingtoni dhe aleatët e tij në rajon dhe për lëtë ata janë përpjekur të qëndrojnë kundër përparimit të Phenianit duke propozuar sanksione të njëanshme.