Kancelari austriak pret Viktor Orban pas deklaratave raciste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130332-kancelari_austriak_pret_viktor_orban_pas_deklaratave_raciste
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer priti sot kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për një vizitë zyrtare në Vjenë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 28, 2022 20:57 Europe/Tirane
  • Kancelari austriak pret Viktor Orban pas deklaratave raciste

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer priti sot kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për një vizitë zyrtare në Vjenë.

Zhvillimi vjen pasi Orban ndezi kritika të shumta kur paralajmëroi BE kundër “përzierjes së racave” në fjalimin për komunitetin hungarez në Rumani. Orban mbrojti sot komentet e tij duke thënë se ishin pikëpamja e tij kulturore, e cila “nuk duhet të keqkuptohet”. Kancelari austriak Nehammer tha në konferencën e përbashkët se kishte folur me Orban dhe se çështjen “e kishin zgjidhur miqësisht”. Ai shtoi se vendi i tij “dënon ashpër çdo lloj racizmi e anti-semitizmi”. Austria është vendi i parë i BE ku Orban mban fjalim që prej fitores së tij dërrmuese në zgjedhjet e prillit në Hungari. Përveç çështjes së racave, dy liderët diskutuan për emigracionin, sigurinë e energjisë dhe konfliktin Rusi-Ukrainë. Vjena e konsideron veten si një “ndërmjetës i ndershëm” që nuk kërkon të distancohet nga Hungaria, tha një zyrtar austriak në kushte anonimiteti, sipas rrjetit AFP.