Rusia shkatërroi 13 dronë ukrainas
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi shkatërrimin e 13 dronëve ukrainas nga forcat ruse brenda një dite.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu sot, të shtunën, se forcat ruse kanë shkatërruar gjashtë toga, dy bateri artilerie dhe shtatë njësi artilerie amerikane M777 në provincën Zaporizhia të Ukrainës. Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat ajrore të këtij vendi kanë shkatërruar platformën e lëshimit të sistemit raketor amerikan Harpoon në rajonin Osatovo, në provincën Odesa, në jug të Ukrainës. Në të njëjtën kohë me kërkesat e përsëritura të Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe për të marrë ndihmë ushtarake nga Perëndimi dhe pas veprimeve të fundit të Perëndimit pranë kufirit rus, Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, më 24 shkurt iu përgjigj kërkesës për ndihmë ushtarake nga krerët e republikave të Donetskut dhe Luhanskut, në Ukrainën lindore, urdhëroi një ofensivë ushtarake në rajonin e Donbasit. Pas kësaj, avionët luftarakë, sistemet artilerike dhe raketore ruse synuan pozicionet ushtarake ukrainase.