SHBA-të kundërshtohen edhe nga aleatët e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130468-shba_të_kundërshtohen_edhe_nga_aleatët_e_tyre
Instituti amerikan "Quincy Institute for Responsible Statecraft" duke iu referuar heqjes dorë nga shumë qeveri në rajonin e Azisë Perëndimore nga strategjia e pasuksesshme e izolimit të Iranit, vuri në dukje se administrata amerikane duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe të mos e shtyjë Iranin të rrisë potencialet e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • SHBA-të kundërshtohen edhe nga aleatët e tyre

Instituti amerikan "Quincy Institute for Responsible Statecraft" duke iu referuar heqjes dorë nga shumë qeveri në rajonin e Azisë Perëndimore nga strategjia e pasuksesshme e izolimit të Iranit, vuri në dukje se administrata amerikane duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe të mos e shtyjë Iranin të rrisë potencialet e tij.

Revista online e Institutit Quincy shkruan: "Administrata Biden synon të bëjë të njëjtën gjë si paraardhësit e saj, të cilët që nga vitet 1980 e kanë bërë izolimin e Iranit një pjesë integrale të politikës së tyre të jashtme".  Artikulli vazhdon duke thënë se megjithëse fushata e "presionit maksimal" e administratës Trump u kritikua ashpër dhe u karakterizua si joefektive apo edhe jokonstruktive, ajo nuk ishte shumë e ndryshme, për sa i përket tonit dhe intensitetit, nga ajo e miratuar nga administratat e tjera amerikane në dekadat e fundit ndaj Republikës Islamike dhe e njëjta gjë vlen edhe për administratën e Joe Biden. Në të vërtetë, braktisja e strategjisë joefektive të izolimit të Iranit krijon mundësi të konsiderueshme. Shumë qeveri në Lindjen e Mesme i kanë kushtuar vëmendje kësaj dhe po përpiqen të angazhohen diplomatikisht me Iranin. Ndryshimet në gjeopolitikën e Lindjes së Mesme e bëjnë të qartë se tensionet në rajon janë të rrënjosura në të njëjtën plagë që godet diplomacinë rajonale: refuzimi dhe izolimi. Vendet në rajon po kuptojnë se trajektorja aktuale e tensioneve të vazhdueshme nuk do të mbetet e qëndrueshme. Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të dërgojnë një ambasador në Teheran. Presioni mbi Riadin për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin nuk i ka penguar sauditët të angazhohen diplomatikisht me Teheranin. Këto ndryshime në qëndrim midis partnerëve të SHBA-së në rajon duhet të bëjnë që politikëbërësit në Uashington të rishqyrtojnë qasjen e tyre se konflikti dhe kriza janë të pashmangshme në rajon. Sidomos pasi vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik e kanë kuptuar rëndësinë e qetësimit të marrëdhënieve Uashington-Teheran dhe janë fokusuar në përfitimet politike, ushtarake dhe ekonomike që do të vinin nga heqja e sanksioneve kundër Iranit. Para fillimit të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, vetë Joe Biden, sipas Washington Post, pranoi përfitimet e një Lindje të Mesme më të sigurt dhe të ndërlidhur, duke theksuar rëndësinë e rrugëve ujore të rajonit të cilat luajnë një rol themelor në tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit, por gjithashtu edhe burimet e saj jetike të energjisë për të kompensuar efektet e luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan pranoi gjithashtu se vendet e Lindjes së Mesme po i afrohen njëri-tjetrit përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit në vend që të copëtojnë njëri-tjetrin përmes konfliktit. Megjithatë, duket se këto fjalë fliten për një rajon që nuk përfshin Iranin. Biden vazhdon qasjen e izolimit dhe sanksioneve kundër Iranit dhe mbron një politikë frenimi kundër vendit; një qasje që ka qenë pengesa kryesore për bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal. Mos rinisja e marrëveshjes bërthamore dhe ruajtja e sanksioneve ndaj Iranit në kuadër të politikës së presionit maksimal të nisur nga Trump, i heqin një kryq çdo zgjidhjeje diplomatike dhe do të dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik në rajon. Pavarësisht nëse arrihet apo jo një marrëveshje bërthamore me Iranin, Uashingtoni duhet të rishqyrtojë politikën e tij ndaj Iranit.