Nancy Pelosi viziton kufirin mes dy Koreve
(last modified Thu, 04 Aug 2022 05:53:27 GMT )
Gusht 04, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi viziton kufirin mes dy Koreve

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së sot planifikon të vizitojë zonën kufitare mes dy Koreve, e cila kontrollohet bashkërisht nga Komanda e Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Koreja e Veriut.

Pelosi, e cila mbërriti në Seul të mërkurën, do të vizitojë zonën kufitare të çmilitarizuar (DMZ) ku përballen forcat e Koresë së Veriut dhe Jugut, raportoi AFP. Ajo do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që do të vizitojë fshatin ndër-korean të Panmunjom, i cili është vendi i një armëpushimi, që kur presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump u takua me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitin 2019. Në këtë mënyrë, Nancy Pelosi do të jetë zyrtarja më e lartë amerikane që do të shkelë në këtë rajon kufitar që nga udhëtimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump atje në vitin 2019 për të takuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Sot, Pelosi do të takohet me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut Kim Jin-pyo dhe anëtarë të tjerë të lartë të parlamentit të vendit për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe ndryshimet klimatike. Pelosi, e cila më parë kishte refuzuar paralajmërimet e përsëritura nga Kina për të vizituar Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij dhe tha se vizita e saj në Tajvan ishte një provokim i madh. Koreja e Jugut është ndalesa e katërt në turneun aziatik të Pelosit pas Singaporit, Malajzisë dhe Tajvanit, pas së cilës ajo është planifikuar të fluturojë për në Japoni. Kjo është pjesa e fundit e programit të udhëtimit të saj aziatik.