Senati Amerikan miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
(last modified Thu, 04 Aug 2022 05:53:36 GMT )
Gusht 04, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Senati Amerikan miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Senati i SHBA miratoi bashkimin e Finlandës dhe Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas faqes së internetit të Hill, senatorët amerikanë me 95 vota pro kundër vetëm një votë kundër miratuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Të gjithë demokratët dhe shumica e republikanëve votuan në favor të këtij plani. Në fakt, më shumë se dy të tretat e senatorëve amerikanë ranë dakord me këtë plan, që është zgjerimi më i rëndësishëm i këtij koalicioni prej 30 anëtarësh që nga vitet 1990. “Ned Price”, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, pas miratimit të Senatit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, këtë e quajti shenjë të mbështetjes së Uashingtonit për partnerët e tij të vjetër. Ai tha se bashkimi i këtyre dy vendeve në NATO do të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje dhe kjo është në të mirë të të gjithëve anëtarëve të këtij koalicioni. Plani i Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO ka nevojë edhe për miratimin e vendeve të tjera anëtare të kësaj aleance dhe mund të zgjasë disa muaj.  Përpara se Suedia dhe Finlanda të gëzojnë mbrojtjen e plotë të nenit 5 të Kartës së NATO-s në lidhje me mbrojtjen kundër sulmeve, të 30 vendet anëtare të NATO-s duhet të ratifikojnë zyrtarisht anëtarësimin e tyre. Pas luftës në Ukrainë, Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u anëtarësuar në NATO dhe më 8 korrik, pas kundërshtimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, liderët e NATO-s i kërkuan zyrtarisht të dy vendeve skandinave që t'i bashkohen aleancës. Duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën se mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatët e saj, të cilat Ankaraja i konsideron si organizata terroriste, Turqia kërcënoi se do të ndalojë procesin e anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO. Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ndodh në vazhdën e luftës në Ukrainë, ndërsa Rusia ka paralajmëruar për pasojat e zgjerimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Analistët dhe ekspertët ndërkombëtarë besojnë se ky anëtarësim mund ta komplikojë situatën në kufijtë lindorë të Evropës për shkak të ndjeshmërisë së Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s. Kanë kaluar pothuajse 6 muaj nga lufta në Ukrainë. Më 21 shkurt 2022 Presidenti rus Vladimir Putin, duke kritikuar indiferencën e Perëndimit ndaj shqetësimeve të sigurisë së Moskës, njohu pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në rajonin e Donbasit. Më 23 shkurt dhe vetëm një ditë para fillimit të luftës në Ukrainë, Këshilli i Bashkimit Evropian në përgjigje të këtij veprimi miratoi paketën e parë të sanksioneve kundër Rusisë.

 


 

Tags