Franca paralajmëron ndërprerjen e gazit në dimër
Qeveria franceze paralajmëroi se kompanitë e vendit ndoshta këtë dimër do të duhet të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.
Javët e fundit, Bashkimi Evropian, dukshëm ka marrë më pak gaz natyror nga furnizuesi i tij më i madh, Rusia. Reduktimi i gazit rus ka krijuar shqetësimin se qarkullimi i gazit drejt Europës mund të ndalet plotësisht, ndaj unioni po përgatitet për ardhjen e një dimri të ashpër. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, “Agnes Panier-Ronacher”, ministrja e Energjisë së Francës, deklaroi se 80% e rezervave strategjike të gazit të vendit aktualisht janë mbushur dhe tha se rezervat e gazit natyror të Francës janë afër kapacitetit të plotë, por kjo nuk mjafton. Panier-Ronacher shtoi: “Konsumatorët kryesorë, (përkatësisht) agjencitë qeveritare dhe bizneset, duhet të zvogëlojnë konsumin e tyre të gazit si dhe të energjisë elektrike, pasi që energjia elektrike shpesh prodhohet nga (djegia) e gazit natyror; Në këtë situatë duhet të kursejmë edhe gazin edhe energjinë elektrike. Ministri i Energjisë i Francës gjithashtu në një intervistë për radion "RMC " tha se rezervat e plota mund të mos mjaftojnë për të parandaluar ndërprerjen e gazit dhe se qeveria po kërkon burime alternative të energjisë. Franca është më pak e varur nga gazi rus sesa vendet e tjera të BE-së, veçanërisht fqinji i saj Gjermania, pasi prodhon rreth tre të katërtat e energjisë elektrike të saj nga energjia bërthamore. Megjithatë, disa termocentrale bërthamore franceze janë mbyllur kohët e fundit për mirëmbajtje dhe inspektime.