Rusia e shpall Francën vend “jomiqësor”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130672-rusia_e_shpall_francën_vend_jomiqësor
Pasi ishte ndërmjetësi i vetëm i Perëndimit në konfliktin ruso-ukrainas, Franca sapo është shpallur një vend "jomiqësor" nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2022 16:33 Europe/Tirane
  • Rusia e shpall Francën vend “jomiqësor”

Pasi ishte ndërmjetësi i vetëm i Perëndimit në konfliktin ruso-ukrainas, Franca sapo është shpallur një vend "jomiqësor" nga Rusia.

Rusia ka njoftuar se  për shkak të veprimeve të saj "armiqësore" dhe angazhimit ndaj sanksioneve të lidhura me konfliktin në Ukrainë, Franca i është bashkuar listës së vendeve "jomiqësore" të Kremlinit. Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit shtoi se diskutimet midis dy vendeve tani janë "të panevojshme". Vendimi i Moskës vjen pasi për 10 javët e fundit nuk ka pasur komunikime dypalëshe. Që nga rizgjedhja e Emmanuel Macron, presidentët e të dy vendeve kanë folur vetëm dy herë. Macron ka qenë i vetmi lider i shquar evropian që u angazhua rregullisht në diplomaci, por ai u akuzua gjerësisht në Francë se tregoi një interes të tillë për Ukrainën vetëm për tu rizgjedhur si president. Këtë javë, politikania franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen bëri thirrje hapur për t'i dhënë fund sanksioneve "të padobishme" ndaj Rusisë, të cilat po "shkaktojnë vuajtje" për evropianët. Franca është në mes të thatësirës më të keqe ndonjëherë, e cila po përkeqëson krizat e energjisë, inflacionit dhe prodhimit.