Mbërritja e 200 mijë refugjatëve ukrainas në Britani
(last modified Mon, 08 Aug 2022 07:56:43 GMT )
Gusht 08, 2022 09:56 Europe/Tirane
  • Mbërritja e 200 mijë refugjatëve ukrainas në Britani

Qeveria britanike njoftoi pranimin e 200 mijë refugjatëve ukrainas që nga fillimi i luftës në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, qeveria britanike njoftoi se 200,000 ukrainas kanë hyrë në tokën britanike si pjesë e dy skemave të ndihmës për njerëzit që u larguan nga vendi pas sulmit rus më 24 shkurt.  Sipas statistikave të publikuara nga Londra, deri më 26 korrik, numri i kërkesave të pranuara nga qeveria britanike në formën e dy programeve të vizave për shtetasit ukrainas ishte 198 mijë e 200, dhe nga ky numër, vizat u dhanë gjithsej për 166 mijë e 200 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, rreth 6.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në Evropë që nga 26 korriku, ku më shumë se gjysma e tyre po aplikojnë për qëndrim të përkohshëm. Vetëm Polonia ka pranuar më shumë se 1.2 milionë ukrainas. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters nga Londra, Anglia ka prioritet dhënien e vizave për azilkërkuesit ukrainas dhe kjo çështje ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e kërkesave për viza pune dhe studimi për shumë aplikantë nga vende të tjera.

Tags