Turqia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë
Pavarësisht tensioneve të Rusisë dhe me kundërshtarët e saj, Turqia për shkak të nevojave shumëfishta është detyruar të anojë më shumë drejt Moskës.
Kjo nuk është hera e parë që Turqia shprehimisht deklaron se nuk do të marrë pjesë në sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundër Rusisë dhe miraton një politikë të ndryshme në këtë drejtim. Më herët, zëdhënësi i presidencës turke “Ibrahim Kalin” tha: "Vendi nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe shkatërrimi i të gjitha urave me Rusinë është i papranueshëm". Qasja e Turqisë ndaj sanksioneve ndaj Rusisë ka disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë burimet energjetike, kapacitetet ekonomike, fuqia gjeopolitike, fuqia logjistike dhe teknologjike e këtij vendi. Sanksionet perëndimore kundër Rusisë pas luftës në Ukrainë reduktuan marrëdhëniet ekonomike të Moskës me vendet perëndimore. Por Turqia deri më tani ka përfituar nga kjo mundësi ekonomike dhe eksportet e Turqisë drejt Rusisë korrikun e kaluar u rritën me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 791 milionë dollarë, duke e çuar vendin nga vendi i 10-të në 2021 në vendin e 5-të. Gjithashtu, një vështrim në shifrat që lidhen me tregtinë dypalëshe tregon se pas Kinës, Rusia është vendi i dytë nga i cili Turqia ka pasur më shumë importe në vitin 2021. Kështu që importet e Turqisë nga Rusia arritën në rreth 26 miliardë dollarë në vitin 2021. Turqia importon 44% të gazit të saj nga Rusia dhe gjithashtu importoi më shumë se tre milionë e 700 mijë tonë grurë në vitin 2021. Kjo sasi ka bërë që Turqia të pranojë edhe ndryshimin e pagesës së borxhit të saj ndaj Rusisë nga dollarë në rubla, bazuar në kërkesën e presidentit të këtij vendi. Nevojat ushtarake dhe teknike si sistemi raketor S-400 ose pajisjet për objektet bërthamore janë një pjesë tjetër e nevojës së Turqisë për Rusinë, gjë që ka bërë që Ankaraja t'i rezistojë sanksioneve kundër Rusisë. Edhe pse Turqia ka qenë anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që nga viti 1952, ajo ka pasur ndërveprim politik dhe ushtarak me Rusinë. Ky ndërveprim dhe varësi ekonomike dhe gjeopolitike i ka shkaktuar gjithmonë shqetësime Perëndimit. Varësia e ekonomike e Turqisë sidomos në sektorin e turizmit, në një situatë ku rusët përbëjnë grupin më të madh të turistëve në Turqi, (pasi Rusi është renditur e para ndër turistët e huaj në Turqi në vitin 2021), ka bërë që ky vend të vazhdojë bashkëpunimin turistik dhe të lejojë paketat turistike për qytetarët rusë. Krahas nevojave të përmendura, ndryshimi i gjeometrisë së fuqisë globale ka bërë që të jemi dëshmitarë të mosbindjes së Turqisë ndaj sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, gjë e cila bën që organizimi i këtyre sanksioneve të dobësohet. Shfaqja e një hendeku në presionin e ushtruar nga SHBA dhe aleatët e saj ndaj Rusisë do t'i bëjë këto përpjekje joefektive dhe do të dobësojë bllokun e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Në një përmbledhje të përgjithshme, mund të thuhet se; Dimensionet e shumta të marrëdhënieve turko-ruse, duke përfshirë varësinë ekonomike, ushtarake, gjeopolitike, politike dhe teknologjike të Ankarasë tek Moska, si dhe forcimi i mundësisë së një ndryshimi në gjeometrinë e pushtetit në arenën botërore, kanë bërë që Turqia të mos të bashkëpunojë me Perëndimin në çështjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë dhe ndoshta do të bëhet një nga rrugë-kalimet për të anashkaluar këto sanksione.