Bashkimi Evropian i rikthehet përdorimit të qymyrit
Bashkimi Evropian u detyrua të përdorë qymyrin për të siguruar burimet e reja të energjisë.
Për shkak të shqetësimit të ndërprerjes së gazit rus, vendet e Bashkimit Evropian kanë plane për të kursyer burimet e gazit për dimrin e ardhshëm, i cili raportohet të jetë shumë i vështirë, por disa ekspertë e konsiderojnë këtë plan si shqetësues për vendet evropiane të varura nga gazi rus. Ndërsa sanksionet kundër Rusisë vazhdojnë të ndikojnë në vetë Bashkimin Evropian, unioni do të kthehet në përdorimin e qymyrit për të përmbushur nevojat e veta energjetike, pavarësisht se vendet evropiane kanë akorduar 8.5 miliardë dollarë për të dekarbonizuar ekonomitë e tyre. Më herët edhe fabrika e aluminit “Slovak” në Sllovaki ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin primar deri në fund të shtatorit për shkak të krizës së paprecedentë energjetike në të gjithë Evropën. Norsk Hydro, pronar i shumicës së aksioneve të kësaj fabrike, tha: “Vendimi për të ndaluar prodhimin primar të aluminit në Slovak është marrë si rezultat i kushteve të pafavorshme të energjisë dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike, pasi nuk ka asnjë shpresë për përmirësim e kushteve në BE, të paktën në një afat të mesëm. Ndërkohë, Wall Street Journal njoftoi vendimin e Gjermanisë për shtyrjen e mbylljes së 3 termocentraleve bërthamore në këtë vend. Gjermania gjithashtu për të përballuar reduktimin e gazit rus, ktheu një termocentral me qymyr që ishte çaktivizuar më parë. Megjithatë, në paketën e gjashtë të sanksioneve të shpallur në qershor, BE hoqi një pjesë të embargos së naftës kundër Rusisë. Sipas tij, dërgimi i naftës me rrugë detare në këtë rajon ishte i ndaluar dhe kompanive u ndalohej sigurimi dhe risigurimi i transportit detar të naftës ruse dhe produkteve të rafinuara drejt vendeve jashtë këtij blloku.