Ulje e ndjeshme e ndihmës evropiane për Ukrainën
Revista Politico në një raport të saj shkruante se 6 vendet kryesore të Bashkimit Evropian nuk i dhanë asnjë ndihmë Ukrainës në korrik 2022.
Kjo tregon se pavarësisht ndryshimeve historike në politikat evropiane të mbrojtjes, ndihma ushtarake për ukrainasit është në rënie. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Polonia nuk e kanë ndihmuar Ukrainën siç është premtuar dhe zyrtarët e Kievit kanë thënë vazhdimisht se vendet e mëdha evropiane, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara nuk janë të përkushtuara për të dërguar ndihma. Këtë çështje e kanë vënë në dukje një sërë ekspertësh dhe deputetësh të Parlamentit Evropian. Kristoff Trebesch, drejtori i grupit Ukraine Aid Tracking, thotë: "Të dhënat e marra nga kjo organizatë tregojnë se angazhimi i Evropës për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë ka ardhur duke u ulur që nga fundi i prillit. Edhe pse lufta po hyn në një fazë të re, planet për dërgimin e ndihmave të reja janë zvogëluar". Megjithëse Bashkimi Evropian ka përcaktuar 800 miliardë euro në buxhetin e rimëkëmbjes ekonomike pas epidemisë së virusit korona, ndihma e tyre për Ukrainën është shumë e vogël në krahasim me këtë shumë. Edhe pse javën e kaluar në takimin e mbajtur në kryeqytetin e Danimarkës për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën, vendet pjesëmarrëse dhuruan gjithsej një miliardë e gjysmë euro, por kjo shumë, sipas Trebesch, “është shumë e vogël në krahasim me konferencat e mëparshme”. Ndihma perëndimore për Ukrainën, siç ka theksuar vazhdimisht Rusia, vetëm sa ka zgjatur luftën në Ukrainë. Rënia e ndihmës evropiane për Ukrainën mund t'i atribuohet disa faktorëve. Para së gjithash, evropianët nuk e kishin imagjinuar kurrë që lufta në Ukrainë do të zvarritej kaq gjatë dhe në të njëjtën kohë, nuk ekziston asnjë perspektivë për përfundimin e saj. Në fillim, evropianët ishin nën ndikimin e propagandës dhe indoktrinimit të Amerikës, duke menduar se duke ofruar ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe armë për Ukrainën, ata do të ishin në gjendje të ndryshonin shpejt balancën e fuqisë në luftën e Ukrainës në favor të ushtrisë dhe kauzës ukrainase dhe do të shkaktonin disfatën e ushtrisë ruse dhe aleatëve të saj ukrainas në rajonin e Donbasit. Megjithatë, tani në muajin e gjashtë të luftës në Ukrainë, rusët kanë qenë në gjendje të stabilizojnë pozicionet e tyre në zona të ndryshme nën pushtimin e tyre, dhe në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase, megjithë ndihmën e paparë ushtarake të Perëndimit, po tërhiqet nga pozicionet e saj duke pësuar viktima dhe dëme në rritje. Për këtë arsye, vendet e mëdha evropiane që mbështesin Kievin tani nuk kanë asnjë shpresë për të ndryshuar situatën aktuale me vazhdimin e ndihmës së tyre ushtarake. Arsyeja më e rëndësishme është se vendet e mëdha evropiane nuk kanë fuqinë financiare dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe për shkak të efekteve negative të sanksioneve të përhapura dhe të paprecedentë kundër Rusisë, tani janë në një situatë shumë të pafavorshme ekonomike. Në veçanti, përpjekjet dhe masat për embargo ndaj naftës dhe gazit të Rusisë dhe kundërmasat e Moskës, d.m.th. ndalimi ose reduktimi drastik i dërgimit të naftës dhe gazit në vendet evropiane, jo vetëm që kanë shkaktuar krizën energjetike në këto vende, por kanë shkaktuar edhe recesion të ekonomisë së BE-së. Në fakt, veprimet e qeverive të mëdha evropiane për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ushtruar presion ndaj Rusinë kanë bërë që kushtet ekonomike në këto vende të përkeqësohen më tej. Inflacioni në Britaninë e Madhe ka arritur më shumë se 10% për herë të parë që nga viti 1982 dhe kryeministri i Suedisë ka folur për një ekonomi lufte në fushën e energjisë.