Nxehtësia në Evropë ua la vendin përmbytjeve dhe stuhive
(last modified Sun, 21 Aug 2022 07:03:47 GMT )
Gusht 21, 2022 09:03 Europe/Tirane
  • Nxehtësia në Evropë ua la vendin përmbytjeve dhe stuhive

Stuhitë e forta dhe përmbytjet në Evropë, që nisën të mërkurën, kanë çuar në vdekjen e 19 personave, përfshirë dy fëmijë.

Sipas Euronews, Austria njoftoi se pesë persona, duke përfshirë dy fëmijë të moshës katër dhe tetë, vdiqën si pasojë e stuhisë në vend dhe 13 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Tre gra u vranë gjithashtu pasi rrufeja goditi një pemë në Austri. Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Francës gjithashtu njoftoi se erërat që fryjnë me shpejtësi 220 kilometra në orë në këtë vend deri tani kanë lënë pesë të vdekur në ishullin Korsikë në Detin Mesdhe dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për 45 mijë familje. Dhjetëra persona janë plagosur dhe janë shtruar në spital për shkak të stuhisë. Gjithashtu, erërat e forta me shpejtësi 120 kilometra në orë dhe shiu i rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në të gjithë Italinë. Ashtu si në rajonin e Toskanës, të paktën dy persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën. Stuhia dhe përmbytja vdekjeprurëse ndodhi pasi Evropë përjetoi një valë të nxehtit, të cilën ekspertët e konsiderojnë si pasoja të ndryshimeve klimatike në botë.

Tags