Rritet eksporti i drithërave nga Ukraina
Autoriteti i Porteve Detare të Ukrainës njoftoi se tre porte detare ukrainase kanë filluar të ngarkojnë ushqime në shtatë anije, të cilat do të dërgojnë 66,500 tonë vaj gruri, misri dhe luledielli për konsumatorët.
Eksportet e drithërave të Ukrainës kanë rënë që nga fillimi i luftës pasi portet e Detit të Zi – një rrugë jetike detare – janë mbyllur, duke shkaktuar një rritje të çmimeve globale të ushqimit dhe frikën e mungesës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në fund të korrikut, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan sipas marrëveshjes mes Moskës dhe Kievit, të arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov tha të premten se në portet e Detit të Zi të Ukrainës, gruri po ngarkohet në dhjetë anije të tjera mallrash dhe po përgatitet për dërgesë. Ai tha se 25 anije janë transportuar tashmë nga tre porte të Ukrainës, me 630 mijë ton produkte bujqësore.