Mijëra fluturime të tjera anulohen nga British Airëays
(last modified Tue, 23 Aug 2022 08:25:00 GMT )
Gusht 23, 2022 10:25 Europe/Tirane
  • Mijëra fluturime të tjera anulohen nga British Airëays

Linja ajrore britanike njoftoi se duhet të anulojë mijëra fluturime të tjera për shkak të mungesës së energjisë dhe disa kufizimeve të tjera.

Sipas gazetës britanike “Guardian”, kompania ajrore britanike British Airways vendosi të vazhdojë kufizimet që kishte aplikuar që nga muaji i kaluar. Më herët ishte paralajmëruar se ky kufizim do të hiqet nga 11 shtatori, por me vendimin e ri do të qëndrojë në fuqi të paktën deri më 29 tetor dhe deri atëherë do të anulohen më shumë se gjashtëqind vajtje-ardhje. Sipas këtij raporti, British Airways (BA) gjithashtu njoftoi se duhet të heqë mijëra fluturime nga orari i saj dimëror. Me këtë vendim, kapaciteti total i orarit të fluturimeve dimërore të linjës ajrore britanike do të reduktohet me rreth tetë për qind. Anulimi i dhjetëra mijëra fluturimeve në Britaninë e Madhe që nga fillimi i udhëtimeve verore ka shkaktuar kaos në planet e udhëtimit të njerëzve.  Vonesat, shtimi i kërkesave, pakënaqësia dhe dëmet e shumta, së bashku me shumë familje që mbeten jashtë udhëtimeve verore, janë paralajmëruar si pasoja të tjera të anulimeve të fluturimeve në Britani të Madhe.

Tags