Macron: Bashkimi Evropian është gati për mbështetje afatgjatë për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131300-macron_bashkimi_evropian_është_gati_për_mbështetje_afatgjatë_për_ukrainën
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën do të vazhdojë për një afat të gjatë pasi vendi përballet me një agresion rus.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 24, 2022 06:52 Europe/Tirane
  • Macron: Bashkimi Evropian është gati për mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën do të vazhdojë për një afat të gjatë pasi vendi përballet me një agresion rus.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Macron në një fjalim video në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, tha: "Vendosmëria jonë nuk ka ndryshuar dhe ne jemi të gatshëm ta ruajmë këtë përpjekje". Gjashtë muaj pas sulmit rus ndaj Ukrainës, Macron tha: "Destabilizimi i rendit ndërkombëtar dhe problemet që kanë ndodhur në nivelin humanitar për sa i përket energjisë dhe ushqimit, janë pasojat e zgjedhjes së Rusisë për të sulmuar Ukrainën më 24 shkurt". Presidenti francez theksoi: “Nuk ka asnjë dobësi dhe asnjë frymë kompromisi përballë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, sepse kjo ka të bëjë me lirinë tonë dhe me paqen kudo në botë”. Gjashtë muaj pas luftës në Ukrainë, aleatët perëndimorë të këtij vendi kanë dërguar miliarda dollarë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Kiev, të cilat, ndonëse parandaluan një disfatë të shpejtë të Ukrainës, por aleatët perëndimorë nuk kanë mundur të bashkohen drejtpërdrejt në betejën kundër forcave ruse, të cilat tani kanë nën kontroll lindjen dhe jugun e Ukrainës.