Gusht 25, 2022 07:23 Europe/Tirane
  • Vizita e tretë dhe e fundit e kryeministrit britanik në Kiev

Kryeministri i dorëhequr britanik Boris Johnson, të mërkurën premtoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 54 milionë paund (63.5 milionë dollarë) kur ai vizitoi Kievin për herë të tretë dhe të fundit që nga fillimi i luftës 6 muaj më parë, për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, paketa e re e ndihmës së armëve të Londrës përfshin sisteme raketore, 2000 dronë luftarakë dhe municione për të përmirësuar performancën e forcave ushtarake ukrainase në gjurmimin dhe shënjestrimin më të saktë të forcave ruse. Johnson, i cili do të japë dorëheqjen si kryeministër në më pak se dy javë, shkroi në Twitter se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me miqtë e tij ukrainas. Për mendimin tim, Ukraina mund dhe duhet ta fitojë këtë luftë, tha ai. Sekretarja aktuale e Jashtme britanike Liz Truss dhe ish-ministri i Financave Rishi Sonak, të cilët janë kandidatët për të pasuar Johnsonin, janë zotuar të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Rezultati i konkurrimit të këtyre dy kandidatëve do të përcaktohet më 5 shtator. Truss, e cila kryeson garën, tha të mërkurën se do të mbetej aleati më i mirë i Ukrainës nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë. Sipas gazetës Mirror, Truss e konsideroi urdhrin për përdorimin e armëve bërthamore si pjesë të kompetencave të kryeministrit dhe theksoi se ajo do të nisë një luftë bërthamore nëse është e nevojshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy pohoi të martën se do të rivendosë ligjin dhe rendin në botë duke rimarrë gadishullin e Krimesë nga Rusia. Në ceremoninë e hapjes së një takimi virtual për Krimenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të afro 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë afro 40 presidentë dhe kryeministra, ai tha: Kjo luftë filloi në Krime dhe do të përfundojë atje. Çlirimi i Krimesë nga okupimi është i nevojshëm dhe qeveria ukrainase do të rivendosë ligjin dhe rendin në botë.

 

Tags