Biden e quajti agresionin kundër Sirisë mbrojtje të forcave amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131364-biden_e_quajti_agresionin_kundër_sirisë_mbrojtje_të_forcave_amerikane
Në një letër drejtuar Kongresit Amerikan të enjten në mbrëmje, presidenti amerikan Joe Biden agresionin e Uashingtonit në territorin sirian e quajti mbrojtje të forcave amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2022 02:48 Europe/Tirane
  • Biden e quajti agresionin kundër Sirisë mbrojtje të forcave amerikane

Në një letër drejtuar Kongresit Amerikan të enjten në mbrëmje, presidenti amerikan Joe Biden agresionin e Uashingtonit në territorin sirian e quajti mbrojtje të forcave amerikane.

Shtabi komandues i forcave terroriste amerikane me bazë në rajonin e Azisë Perëndimore, Azisë Qendrore dhe Afrikës Lindore i njohur si "CENTCOM" njoftoi në një deklaratë të mërkurën e kaluar se ushtria amerikane kreu sulme ajrore në objektet e infrastrukturës në Deir ez-Zor të Sirisë, me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden. Sipas IRNA, në një letër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara informoi Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentin në detyrë të Senatit për sulmet agresive të vendit të tij në Sirinë lindore dhe pretendoi se ai e urdhëroi këtë sulm për të mbrojtur sigurinë e forcave amerikane. Biden ka pohuar gjithashtu se SHBA është e gatshme të marrë më shumë masa nëse është e nevojshme për t'u përballur me kërcënimet dhe sulmet e mëtejshme. Më parë, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, të mërkurën në mbrëmje, në justifikimin e agresionit të vendit të tij kundër Sirisë, pretendoi se objektivat e sulmeve të fundit ishin depot e municioneve dhe infrastruktura ushtarake. Pas këtij agresioni të forcave amerikane kundër Sirisë, burime të lajmeve njoftuan mbrëmjen e së enjtes për sulmin ndaj dy bazave amerikane në fushën e naftës Omar, si dhe ndaj bazës së ushtrisë terroriste të këtij vendi në fushën e gazit Koniko në Sirinë lindore.