Kërkesa e OKB-së për të ndaluar luftimet në Libi
(last modified 2022-08-28T05:12:34+00:00 )
Gusht 28, 2022 07:12 Europe/Tirane
  • Kërkesa e OKB-së për të ndaluar luftimet në Libi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kërkoi nga palët e përfshira në luftimet në Libi që të hyjnë në një dialog të vërtetë për daljen nga ngërçi politik në vendin e tyre.

Qyteti i Tripolit, kryeqyteti i Libisë, ka qenë dëshmitar i dislokimit të forcave ushtarake ditët e fundit dhe kjo për shkak të konfliktit të armatosur si pasojë e mosmarrëveshjeve politike midis qeverive të Abdulhamid Al-Dabibah dhe Fathi Bashagha. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të dielën në mëngjes tha: Ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë për të zgjidhur krizën dhe për t'i dhënë fund ngërçit politik në Libi. Ai gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Tripoli. Guterres tha gjithashtu se ne kërkojmë nga palët e përfshira në Libi të mos përdorin forcë dhe dhunën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe shprehu shqetësimin për bombardimet në zonat me civilë. Prej një muaji, qeveria e Unitetit Kombëtar (GNU) me bazë në Tripoli nën drejtimin e Abdulhamid al-Dabibah po lufton për pushtet kundër një administrate rivale nën drejtimin e Fathi Bashagha, që mbështetet nga parlamenti. Luftimet u intensifikuan të shtunën, duke përfshirë përplasje me armë zjarri të vogla, deri tek mitralozët e rëndë e mortajat. Ministria libiane e Shëndetësisë tha se ishin goditur gjithashtu disa spitale e qendra shëndetësore.

 

Tags