Macron i rrethuar nga protestuesit algjerianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131422-macron_i_rrethuar_nga_protestuesit_algjerianë
Gjatë vizitës së tij në Algjeri, Presidenti i Francës u përball me kundërshtime dhe protesta nga populli mysliman i këtij vendi afrikan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 28, 2022 07:31 Europe/Tirane
  • Macron i rrethuar nga protestuesit algjerianë

Gjatë vizitës së tij në Algjeri, Presidenti i Francës u përball me kundërshtime dhe protesta nga populli mysliman i këtij vendi afrikan.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në qytetin Oran në Algjeri u përball me demonstratat e popullit të këtij qyteti. Në një video të publikuar nga vizita e Macron në Algjeri, protestuesit brohorisnin "rroftë Algjeria" ndërsa truprojat e Macron e futën me shpejtësi atë në një makinë. Sipas këtij raporti, pas këtyre protestave publike, Macron ndërpreu udhëtimin e tij dhe u largua nga qyteti Oran. Macron po kryen vizitën e tij të dytë në Algjeri në 5 vitet e fundit. Në këtë udhëtim ai ka marrë me vete nga Parisi një delegacion prej 90 personalitetesh, përfshirë biznesmenë dhe intelektualë të specializuar në historinë e dy vendeve. Po ashtu, në këtë vizitë treditore atë e shoqërojnë edhe 7 ministra të qeverisë. Vizita e Macron në Algjeri është bërë pasi tensionet politike mes dy vendeve u përshkallëzuan për shkak të interpretimeve të ndryshme dhe kontradiktore rreth luftës së përgjakshme të pavarësisë së Algjerisë. Në fund të vitit të kaluar, Algjeria tërhoqi ambasadorin e saj nga Franca për të njëjtën çështje. Në tetor të vitit të kaluar, Emmanuel Macron akuzoi "sistemin politiko-ushtarak qeverisës" të Algjerisë për shfrytëzimin e kujtimeve të luftës së pavarësisë për të vazhduar mbijetesën dhe për të justifikuar ekzistencën e tij. Presidenti francez vuri gjithashtu në pikëpyetje ekzistencën e "kombit algjerian para kolonializmit francez" dhe theksoi nevojën për të trajtuar këtë çështje për të arritur "pajtimin mes popujve".