Çmimet e ushqimeve në nivele të larta në Mbretërinë e Bashkuar
(last modified Wed, 31 Aug 2022 17:32:33 GMT )
Gusht 31, 2022 19:32 Europe/Tirane
  • Çmimet e ushqimeve në nivele të larta në Mbretërinë e Bashkuar

Çmimet e produkteve ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në “normën më të lartë të inflacionit që nga gushti i vitit 2008”, prej ndikimit të luftës në Ukrainë.

Inflacioni i ushqimeve u rrit në 9.3% në gusht, nga 7.0% në korrik”, që është “norma më e lartë e inflacionit që nga gushti 2008”,  thuhej në raportin e publikuar të mërkurën nga Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë (BRC) dhe indeksi NielsenIQ. “Rritja e presioneve të kostos së zinxhirëve të furnizimit bëri që inflacioni i çmimeve të dyqaneve të arrijë një nivel të ri në gusht. Lufta në Ukrainë, si pasojë rritja e çmimit të ushqimit të kafshëve, plehrave, grurit dhe vajrave bimore vijuan të rrisin çmimet e ushqimeve”, tha shefja ekzekutive e BRC, Helen Dickinson. Ushqimi i freskët tani është rritur deri në 10.5% nga 8.0% në korrik. “Rritja e çmimeve të dyqaneve po sjell një inflacion më të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili sipas disa analistëve parashikohet se mund të arrijë në 18% në vitin 2023. Situata është e zymtë si për konsumatorët ashtu edhe për shitësit me pakicë”, shtoi Dickinson.

 

Tags