Fillimi i masave shtrënguese të qeverisë gjermane për të kursyer energji
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131566-fillimi_i_masave_shtrënguese_të_qeverisë_gjermane_për_të_kursyer_energji
Qeveria gjermane zbatoi masa shtrënguese në të gjithë vendin për të kursyer energji. Me kalimin e 6 muajve nga lufta në Ukrainë dhe me përpjekjet e Perëndimit për sanksionimin e energjisë së Rusisë, çmimi i energjisë në Evropë është rritur ndjeshëm dhe çmimi i energjisë elektrike në kontinentin e gjelbër ka arritur nivelin më të lartë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 01, 2022 19:41 Europe/Tirane
  • Fillimi i masave shtrënguese të qeverisë gjermane për të kursyer energji

Qeveria gjermane zbatoi masa shtrënguese në të gjithë vendin për të kursyer energji. Me kalimin e 6 muajve nga lufta në Ukrainë dhe me përpjekjet e Perëndimit për sanksionimin e energjisë së Rusisë, çmimi i energjisë në Evropë është rritur ndjeshëm dhe çmimi i energjisë elektrike në kontinentin e gjelbër ka arritur nivelin më të lartë.

Sipas gazetës “Hamburger Abend Blatt”, për të kapërcyer dimrin, në këtë vend nga 1 shtatori do të aplikohen rregullore të reja, të cilat ndjekin një qëllim, që është kursimi i energjisë për t’u bërë më të pavarur nga Rusia, veçanërisht në fushën e furnizimit me gaz. Sipas rregullave të reja, temperatura maksimale prej 19 gradë Celsius do të zbatohet në të gjitha ndërtesat publike dhe rekomandohet veshja e xhaketës në dimër. Qëllimi i përgjithshëm i Robert Haubeck, ministrit gjerman të Ekonomisë, është të kursejë 20% në konsumin e gazit, pra 10.8 miliardë euro. Krahas masave afatshkurtra, këtyre rregullave do t'i shtohen edhe dispozita shtesë për një periudhë 24 mujore nga 1 tetori. Sipas vendimeve të marra, tre termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë do të duhet të ndërpresin punën më 31 dhjetor të këtij viti. Eliminimi i energjisë bërthamore, që filloi në Gjermani pas katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës në Japoni në vitin 2011, tani mund të anulohet, të paktën përkohësisht, në dritën e luftës në Ukrainë.