Shtator 02, 2022 07:59 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia po parandalon shfaqjen e enklavës anti-ruse në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se forcat e vendit të tij po parandalojnë krijimin e një enklave anti-ruse në territorin ukrainas.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Putin tha të enjten se ishin duke u zhvilluar përpjekje për ta kthyer rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, në një enklavë që përbën një kërcënim për Rusinë. “Ata filluan të krijojnë një enklavë anti-ruse në territorin e Ukrainës që po kërcënon vendin tonë”, tha Putin. “Djemtë tanë, të cilët po luftojnë atje, po mbrojnë si banorët e Donbasit, ashtu edhe vetë Rusinë,” shtoi ai. Rusia ka kryer një "operacion special ushtarak" në Ukrainë që nga 24 shkurti. Kreu i shtetit rus tha gjithashtu të enjten, se Moska po refuzon të përkulet nën sanksionet perëndimore që kanë synuar Rusinë që nga fillimi i operacionit ushtarak në Ukrainë. Gjithashtu të enjten, Alexander Novak, ministri i Energjisë i Rusisë, tha se Moska do të ndalojë shitjen e naftës për vendet që kërkojnë të vendosin një çmim tavan për naftën dhe produktet e naftës ruse, si pjesë e masave shtrënguese ndaj Moskës. “Kompanitë apo vendet që vendosin kufizime për çmimet e naftës ruse, ne nuk do t'i furnizojmë me naftë apo produkte nafte, sepse nuk do të punojmë në kushte që nuk përputhen me kushtet e tregut,” tha Alexander Novak.

 

Tags