Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131618-erdogan_zhvillon_bisedë_telefonike_me_putinin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 03, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë krahas marrëdhënieve Turqi-Rusi u diskutuan edhe çështjet rajonale, kryesisht eksporti i drithërave dhe zhvillimet në centralin bërthamor Zaporizhzhia. Presidenti turk Erdogan dhe presidenti rus Putin përsëritën vendosmërinë e tyre për përparimin në mënyrën e planifikuar për centralin bërthamor Akkuyu. Dy liderët ranë dakord që të gjitha këto çështje, bashkë me çështjet e tjera në axhendën e tyre t'i diskutojnë në detaje në takimin e tyre në Samarkand të Uzbekistanit, ku do të takohen me rastin e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait më 15 dhe 16 shtator.