Ndihma 200 milionë euro e Gjermanisë për refugjatët në Ukrainë
(last modified Sun, 04 Sep 2022 17:40:34 GMT )
Shtator 04, 2022 19:40 Europe/Tirane
  • Ndihma 200 milionë euro e Gjermanisë për refugjatët në Ukrainë

Berlini do t'i sigurojë Kievit 200 milionë euro të tjera ndihmë për të financuar programet e ndihmës për njerëzit e zhvendosur brenda Ukrainës nga ofensiva e Rusisë, njoftoi ministrja gjermane e zhvillimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kryeministri i Ukrainës Denis Shmihal do të udhëtojë nesër (e hënë) në Berlin ku do të ketë një takim me kancelarin gjerman Olaf Schulz. Ministrja gjermane e zhvillimit Sonia Schulze tha: "Këto para supozohet të ndihmojnë refugjatët brenda Ukrainës për të siguruar nevojat e tyre thelbësore". Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin tregojnë se që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt deri më 23 gusht të këtij viti, rreth shtatë milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës. Një zyrtar i qeverisë gjermane njoftoi muajin e kaluar se Bashkimi Evropian planifikon që deri në shtator të këtij viti t'i sigurojë Ukrainës një paketë ndihme financiare me vlerë tetë miliardë euro, në të cilën do të marrë pjesë edhe Berlini.

 

Tags