Europës i kanoset një krizë likuiditeti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131832-europës_i_kanoset_një_krizë_likuiditeti
Sektori i energjisë elektrike po përballet me një “stuhi të përsosur”, me çmimet e larta që po godasin kompanive europiane të energjisë e po dëmtojnë fuqinë blerëse të familjeve, por që gjithashtu po i vënë firmat nën një “tension të paprecedent likuiditeti”, thotë Kristian Ruby, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Eurelectric.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2022 15:50 Europe/Tirane
  • Europës i kanoset një krizë likuiditeti

Sektori i energjisë elektrike po përballet me një “stuhi të përsosur”, me çmimet e larta që po godasin kompanive europiane të energjisë e po dëmtojnë fuqinë blerëse të familjeve, por që gjithashtu po i vënë firmat nën një “tension të paprecedent likuiditeti”, thotë Kristian Ruby, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Eurelectric.

Nëse keni një rritje të çmimit,  atëherë papritur keni dhe një valë kërkesash për likuiditet për të mbuluar kolateralin. Dhe kjo nuk është diçka nga e cila mund të shpëtosh”. Sipërmarrjet e shesin pjesën më të madhe të energjisë së tyre vite përpara me qëllimin të garantojnë një çmim të caktuar. Marrëveshja u kërkon atyre të depozitojnë një “marzh minimal” në një llogari si formë garancie nëse dështojnë përpara se energjia të prodhohet dhe të hyjë në treg. Një thirrje e marzhit ndodh nëse fondet në llogari bien nën kërkesën minimale të nivelit të tij, duke e detyruar kompaninë ta sigurojë me më shumë para. Gjendja në tregun evropian të gazit dhe të energjisë elektrike është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Çmimet po shkojnë në qiell si rezultat i luftës ruse kundër Ukrainës. Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit është në rrezik. Kjo është arsyeja përse Komisioni i BE-së po përgatit një ndërhyrje në  tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë bllokun. Sipas  Kristian Ruby, sasia e likuiditetit në tregje ka rënë tashmë me 40%.