Plani zviceran për të groposur mbetjet bërthamore pranë kufirit gjerman
Zvicra njoftoi se planifikon të propozojë një zonë afër kufirit me Gjermaninë si një vend depozitimi të mbetjeve bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, sipas njoftimit të Zyrës Federale të Energjisë së Zvicrës, ky vend do të propozojë një zonë në veri të territorit të saj pranë kufirit me Gjermaninë, si një vend i projektuar për të varrosur thellë në tokë mbetjet bërthamore. Bazuar në këtë plan të propozuar, ndërtimi i këtij projekti do të fillojë në vitin 2045. Qeveria dhe parlamenti zviceran nuk e kanë miratuar ende planin për të ndërtuar një të ashtuquajtur "depo të thellë gjeologjike për karburantin e harxhuar bërthamor dhe mbetje të tjera radioaktive". Marian Zoand, zëdhënësi i Zyrës Federale të Energjisë të Zvicrës, deklaroi se “Kooperativa Kombëtare për Deponimin e Mbetjeve Radioaktive” është kompania përgjegjëse për këtë projekt, i cili është themeluar dhe planifikuar nga qeveria dhe operatorët e centraleve bërthamore në zonën Lagren e vendosur në veri të Zyrihut. Ai tha se plani propozon një zonë në afërsi të kufirit me Gjermaninë si vend për depozitimin e mbetjeve bërthamore. Zoand shtoi se të hënën do të mbahet një konferencë për shtyp për të shpallur këtë zonë të propozuar.