Vdekja e mbretëreshës britanike dhe plani i kërkesave për dëmshpërblim
(last modified Sun, 11 Sep 2022 06:18:40 GMT )
Shtator 11, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Vdekja e mbretëreshës britanike dhe plani i kërkesave për dëmshpërblim

Në të njëjtën kohë me vdekjen e mbretëreshës së Britanisë, mediat dhe rrjetet sociale në Indi kanë ngritur kërkesa për dëmshpërblim, gjë që tregon se pas shumë vitesh populli i këtij vendi nuk e ka harruar plaçkitjen e pasurisë së tij, dhe vdekjen e Mbretëreshës në moshën 96 vjecare e konsideron si një mundësi për të rimarrë pasuritë e grabitura nga kolonizatorët britanike.

Kërkesa prej vitesh që kanë pushtuar mendjet e kombit të kolonizuar të Indisë. Fundi i shtatë dekadave të sundimit të mbretëreshës britanike Elizabeth II, krimet britanike gjatë periudhës së mbretëreshës janë ringjallur për popullin e Indisë dhe tani njerëzit e këtij vendi shpresojnë të kthejnë pasurinë e tyre të vjedhur duke krijuar hashtage në media dhe rrjetet sociale. Një nga pronat më të rëndësishme është diamanti 105 karatësh i quajtur Koh Noor, i cili u vodh në vitin 1850 gjatë sundimit kolonial britanik në Indi nën emrin e kompanisë së Indisë Lindore. Thuhet se ky diamant i vjedhur është vendosur në kurorën e mbretëreshës britanike, e cila konsiderohet thesari kombëtar i nënkontinentit. Në aspektin politik, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, edhe vendet e Karaibeve gjithashtu duan fundin e sundimit britanik dhe kompensimin. Vendet si Xhamajka, Antigua dhe Barboda, të cilat janë ende nën dominimin e Londrës pas të ashtuquajturit fundi i kolonializmit britanik nën titullin e Komonuelthit të Kombeve, kanë kërkuar përfundimin e tij dhe pagesën e dëmshpërblimit nga qeveria britanike, sepse qeveria e këtij vendi dhe mbretëresha e tij kanë vazhduar krimet e tyre në Karaibe. Nyambi Hall, një ekspert për çështjet ndërkombëtare, thotë: “Populli i Karaibeve nuk i ka harruar barbaritë dhe shtypjet e britanikëve dhe ende duan fundin e sundimit kolonialist dhe kompensimin. Britanikët gjatë periudhës së Mbretëreshës kryen shumë krime në zonën e vendeve të Komonuelthit, plaçkitën pronat e tyre dhe vazhduan sundimin e tyre kolonial mbi rajonin me një emër tjetër". Sidoqoftë, me vdekjen e mbretëreshës së Anglisë, përfundoi një periudhë e historisë së mentalitetit kolonial të këtij vendi për shtatë dekada. Një periudhë që është shoqëruar me shtypjen, kolonializmin dhe krimin në shumë vende dhe rajone. Megjithëse përvoja historike e kolonializmit tregon se politikat dhe programet e Elizabeth II do të vazhdojnë me seriozitet të plotë nga mbreti i ri i Britanisë, megjithatë vdekja e Elizabeth II ka krijuar një mundësi dhe atmosferë të përshtatshme politike dhe madje edhe në rrjetet sociale, që popujt të kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria e Londrës. Edhe pse nuk ka shumë shpresë për përgjigjen e tyre, kjo tregon se opinioni publik botëror nuk e ka harruar mizorinë dhe krimin e Britanisë dhe shfrytëzon çdo mundësi për t'i përmendur ato. Britania, për të cilën dikur thuhej se dielli nuk perëndon kurrë në perandorinë e saj, tani po përballet me ndërgjegjësimin e kombeve dhe ata duan kthimin e pasurisë së tyre kombëtare dhe fundin e mizorive dhe krimeve të britanikëve. Një kërkesë që i ngushton fushën Britanisë për të vazhduar dominimin e saj.

 

Tags