Greqia: Sanksionet evropiane kundër Rusisë na kanë dëmtuar
(last modified Mon, 12 Sep 2022 05:35:53 GMT )
Shtator 12, 2022 07:35 Europe/Tirane
  • Greqia: Sanksionet evropiane kundër Rusisë na kanë dëmtuar

Kryeministri i Greqisë theksoi se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë kanë dhënë rezultat të kundërt dhe kanë dëmtuar ekonominë e vendeve evropiane.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë vendosur sanksione të gjera ekonomike kundër Rusisë. Pavarësisht këtyre veprimeve, Perëndimi ka frikë se ashpërsimi i sanksioneve ndaj Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në atë të naftës dhe gazit, do të dëmtojë edhe më shumë kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp të dielën tha: Vendet perëndimore i kanë kuptuar pasojat negative të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por nuk kanë ndërmend të ndryshojnë strategjitë e tyre. Mitsotakis shtoi: Sanksionet e vendosura kundër Rusisë kanë dëmtuar ekonominë e vendeve evropiane. Sipas kryeministrit grek, nëse Evropa nuk gjen një mënyrë për të ndalur luftën energjetike me Rusinë, gjithçka do të arrijë në një gjendje destabiliteti të plotë. Kryeministri i Greqisë deklaroi: “Që në momentin e parë kur vendosëm sanksione të gjera kundër Rusisë, ne e dinim se vendi ynë kishte hyrë në një operacion kompleks dhe ne paralajmëruam se ky do të ishte çmimi i zgjedhjes sonë".

 

Tags