Rritja e opozitës ndaj monarkisë pas vdekjes së Elizabeth II
Kundërshtimi ndaj sistemit mbretëror në Britani po rritet me vdekjen e Elizabeth II dhe zgjerimi i opozitës ndaj monarkisë po sfidon mbijetesën e këtij sistemi.
Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, në të njëjtën kohë me njoftimin e transferimit të arkivolit që mbante Elizabeth II nga Skocia në Londër dhe në Buckingham Palace, kundërshtarët e monarkisë dhe republikanët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj monarkisë së Charles III, djalit të Elizabeth II, në zgjedhjen e të cilit populli, madje edhe përfaqësuesit e tij nuk kanë luajtur as rolin më të vogël. Graham Smith, një nga liderët republikanë në Britani, kritikoi arrestimin e protestuesve kundër monarkisë dhe shtypjen e tyre dhe e konsideroi atë në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe lirisë së fjalës. Kundërshtimet ndaj mbretit Charles III, i cili, për shkak të natyrës trashëgimore të fronit, pas vdekjes së 96-vjeçares Elizabeth II, u zgjodh në këtë pozitë menjëherë dhe pa mendimin e popullit dhe përfaqësuesve të tij, përveçse në Angli, po bëhen më të dukshme edhe në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut. Lëvizjet republikane në Britani prej vitesh kërkojnë referendum për të ardhmen e sistemit mbretëror të këtij vendi dhe theksojnë se ky sistem është një kujtim i shtypjeve që mbretërit britanikë i kanë bërë popullit. Transferimi i pushtetit nga Elizabeth II te Charles III vjen mes thirrjeve në rritje për t'i dhënë fund monarkisë në Britaninë e përfshirë nga kriza.