Thellimi i krizës energjetike në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131916-thellimi_i_krizës_energjetike_në_evropë
Ndërsa vendet evropiane po luftojnë për tu furnizuar me gaz dhe për të kontrolluar çmimet e energjisë, kriza politike dhe sociale që rezulton është bërë një problem serioz në Evropë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 13, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Thellimi i krizës energjetike në Evropë

Ndërsa vendet evropiane po luftojnë për tu furnizuar me gaz dhe për të kontrolluar çmimet e energjisë, kriza politike dhe sociale që rezulton është bërë një problem serioz në Evropë.

Disa qeveri evropiane kanë bërë thirrje gjithashtu për t'i dhënë fund politikës së sanksioneve kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit. Lidhur me këtë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë janë kthyer në goditje për vetë Evropën dhe kanë dëmtuar ekonominë e vendeve evropiane. Me intensifikimin e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, të cilat janë kryer në përputhje me politikat amerikane në luftën e Ukrainës, prej muajsh, fluksi i gazit rus drejt vendeve evropiane është reduktuar ose ndalur. Kjo situatë ka prekur rëndë ekonominë e vendeve evropiane, veçanërisht të vendeve të fuqishme evropiane si Gjermania. Në fakt, mungesa e gazit ka bërë që kostoja e karburantit, prodhimit të energjisë elektrike dhe çmimi i mallrave dhe shërbimeve të rritet në Evropë, dhe disa industri janë ose të falimentuara ose në prag të kolapsit. Kjo situatë është kthyer në një problem serioz në vendet më të dobëta evropiane si Greqia, Italia dhe Evropa Lindore. Ndërsa kryeministri i Greqisë pranoi se vendet e Evropës Perëndimore i kanë kuptuar pasojat negative të sanksioneve ndaj Rusisë, por nuk kanë ndërmend të ndryshojnë strategjitë e tyre. Natyrisht, vendet evropiane nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ndjekin politikat e Uashingtonit në lidhje me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fakt, lufta aktuale në Ukrainë është një luftë energjetike mes Amerikës dhe Rusisë, e cila po zhvillohet në tokën evropiane. Ndërkohë që Amerika, për shkak të përfitimit nga burimet e naftës dhe gazit, jo vetëm që nuk vuan nga kjo luftë, por nxjerr edhe fitime të mëdha duke rritur të ardhurat nga eksporti i naftës dhe gazit. Rusia, duke gjetur klientë të rinj aziatikë dhe duke rritur eksportet e gazit në vende si Kina, ka mundur të kompensojë në masë të madhe dëmin e shkaktuar nga Perëndimi.  Ndërkohë, me rritjen e çmimeve globale të naftës dhe gazit, janë rritur edhe të ardhurat e Rusisë. Sipas statistikave të publikuara, Rusia fitoi 158 miliardë dollarë nga eksportet e energjisë në gjashtë muajt pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Ndërkohë që vendet evropiane janë të shqetësuara për dimrin e vështirë që po i pret, edhe dallimet mes anëtarëve të Bashkimit Evropian po forcohen dita-ditës. Kryeministri hungarez Viktor Orban ka arritur të menaxhojë krizën energjetike duke refuzuar kufizimet e BE-së për naftën dhe gazin rus. Me afrimin e sezonit të ftohtë, kriza ka marrë përmasa më serioze. Vendet evropiane tashmë janë kapur në një situatë ku nuk mund të kundërshtojnë politikat dhe dëshirat e Uashingtonit, dhe nga ana tjetër, vazhdimi i këtyre politikave armiqësore ndaj Moskës rëndon edhe krizat politike e sociale dhe unitetin mes shteteve anëtare të BE-së.