Skocezët mbajnë një protestë të re kundër monarkisë në kryeqytetin Edinburg
(last modified Wed, 14 Sep 2022 05:53:46 GMT )
Shtator 14, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Skocezët mbajnë një protestë të re kundër monarkisë në kryeqytetin Edinburg

Protestuesit skocezë kanë dalë sërish në rrugë në kryeqytetin Edinburgh, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj sundimit monarkist në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke protestuar kundër arrestimit të kolegëve të tyre demonstrues.

Aktivistët kundër monarkisë u mblodhën të martën përpara katedrales së Edinburgut, ku ndodhet  arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë kohët e fundit, raportoi The Guardian. Disa demonstrues mbanin një pankartë bosh si dhe fletë letre të zbrazëta në mbështetje të "të drejtës së tyre për të protestuar" pasi shumë njerëz u arrestuan në të gjithë mbretërinë, ndërsa protestonin kundër sundimit mbretëror. Policia u përball të dielën me një protestë në Edinburg, duke arrestuar një grua 22-vjeçare në lidhje me atë që The Independent e quajti "shkelje të paqes" gjatë shpalljes së sundimit të Mbretit Charles III. Mbreti Charles III mori fronin menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës. Një burrë 22-vjeçar u arrestua gjithashtu në Royal Mile më vonë pasi pamjet që u shfaqën e tregonin atë duke ofenduar procesionin mbretëror. Edhe në Oksford, një burrë u arrestua me dyshimin për shkelje të rendit publik pasi duke iu referuar mbretit Charles bërtiti "kush e zgjodhi atë?". Ndërkohë, disa deputetë britanikë kanë ngritur shqetësime për arrestimet, duke i konsideruar ato në shkelje të së drejtës për fjalën e lirë, të cilën Britania e Madhe si një "demokraci", pretendon se e respekton.

 

Tags