BE-ja do të pezullojë fondet për Hungarinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132072-be_ja_do_të_pezullojë_fondet_për_hungarinë
Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë euro fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 18, 2022 19:24 Europe/Tirane
  • BE-ja do të pezullojë fondet për Hungarinë

Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë euro fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Bashkimi Evropian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij. “Komisioni propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet e kohezionit dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh”, tha të dielën në një konferencë për media, komisioneri për Buxhet i KE-së, Johannes Hahn. “Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor”, tha ai. “Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën”, shtoi Hahn. Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret nga Këshilli i BE-së. Të shtunën, Qeveria hungareze tha se deputetët do të votojnë javën e ardhshme një sërë ligjesh që kanë për qëllim që të ulin tensionet me bllokun evropian sa i përket përmbushjes së reformave. Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së. Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit.