Rusia: Bashkëpunimet me Iranin po zhvillohen me sukses
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132102-rusia_bashkëpunimet_me_iranin_po_zhvillohen_me_sukses
Kreu i Shërbimit Federal të Bashkëpunimit Ushtarak-Teknik të Rusisë njoftoi përparimin e bashkëpunimeve me Iranin në fushën ushtarake dhe teknike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2022 08:39 Europe/Tirane
  • Rusia: Bashkëpunimet me Iranin po zhvillohen me sukses

Kreu i Shërbimit Federal të Bashkëpunimit Ushtarak-Teknik të Rusisë njoftoi përparimin e bashkëpunimeve me Iranin në fushën ushtarake dhe teknike.

Irani dhe Rusia kanë interesa të përbashkëta strategjike në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në çështjet ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si përballja me unilateralizmin e Amerikës, dhe ky ka qenë një nga faktorët kryesorë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy palëve në vitet e fundit. 

“Bashkëpunimi ushtarako-teknik midis Rusisë dhe Iranit ka një histori të gjatë”, - tha Dmitry Shugayev, kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik (FSVTS), sipas agjencisë së lajmeve Sputnik.

Ky zyrtar rus shtoi: "Irani është i pajisur me një numër të madh të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe ruse dhe në të ardhmen ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë me qëllim të forcimit të potencialit luftarak të forcave të armatosura iraniane".

Më herët, kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik njoftoi se Moska është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Teheranin pasi të hiqen kufizimet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.