Shkëmbim pengjesh mes SHBA dhe talebanëve
(last modified Tue, 20 Sep 2022 06:51:39 GMT )
Shtator 20, 2022 08:51 Europe/Tirane
  • Shkëmbim pengjesh mes SHBA dhe talebanëve

Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor amerikan i mbajtur peng në Afganistan për më shumë se dy vjet nga talebanët, është liruar në këmbim të një talebani i cili është dënuar dhe po vuan dënimin me burg në Shtetet e Bashkuara.

Mark Frerichs, një veteran i marinës amerikane i cili kishte kaluar më shumë se një dekadë në Afganistan si kontraktues civil, u rrëmbye në janar të vitit 2020 dhe besohet se mbahej prej asaj kohe nga rrjeti Hakani, i lidhur me talebanët. Negociatat për lirimin e tij u përqendruan në një marrëveshje që do të përfshinte gjithashtu lirimin e Bashir Nurzai, një anëtar i talebanëve, i cili u tha gazetarëve në Kabul të hënën se kishte kaluar 17 vjet e gjashtë muaj në burg në Shtetet e Bashkuara përpara se të lirohej. Ky është një nga shkëmbimet më të rëndësishme të të burgosurve që ndodhën nën administratën e Biden, e që vjen pesë muaj pas një marrëveshjeje të veçantë me Rusinë që rezultoi në lirimin e veteranit të marinës Trevor Reed. Kjo ndodhi pavarësisht shqetësimeve të familjes së tij dhe avokatëve të tjerë se largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani, dhe rënia e qeverisë atje, mund ta bënte më të vështirë sjelljen e tij në atdhe dhe mund të largonte vëmendjen nga burgimi i tij.

 

Tags