Rritje e ndjeshme e çmimit të energjisë elektrike në tregun europian
Në të njëjtën kohë me krizën energjetike në Evropë, çmimi i energjisë elektrike në tregun e këtij kontinenti është rritur në mënyrë dramatike, aq sa çmimi i energjisë në tregun francez është rritur me më shumë se 500% në një vit.
Qendra britanike e kërkimeve energjetike Ember njoftoi se, në një periudhë njëvjeçare nga gushti 2022, çmimi i energjisë elektrike në tregun francez është rritur me 537.4 për qind, në Gjermani 466.7 për qind, në Itali 382.4 për qind, në Spanjë 46.2 për qind, në Britani 246.6 për qind dhe në Turqi 450. 4 për qind. Sipas të dhënave të qendrës britanike të kërkimeve energjetike Ember, çmimi i gazit në tregun europian u rrit me 1000% në një periudhë njëvjeçare, duke arritur në 346.59 dollarë në fund të gushtit 2022. Duke marrë parasysh se mesatarisht gati një e katërta e energjisë elektrike në Evropë prodhohet nga gazi, rritja e çmimit të gazit ka ndikuar edhe në tregun e energjisë elektrike. Evropa është përballur me një krizë të paprecedentë energjetike për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të SHBA-së dhe Perëndimit kundër Rusisë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit të këtij vendi.