Mijëra evropianë të infektuar me linë e majmunit
(last modified Wed, 21 Sep 2022 05:31:45 GMT )
Shtator 21, 2022 07:31 Europe/Tirane
  • Mijëra evropianë të infektuar me linë e majmunit

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka regjistruar 20,000 raste të lisë së majmunëve dhe tre vdekje në Bashkimin Evropian.

Sipas IRNA, Marco Cavalleri, kreu i shtabit të kërcënimeve shëndetësore dhe strategjisë së vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave, deklaroi se sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, prevalenca e kësaj sëmundjeje është në rënie në shumë vende dhe për momentin nuk është e qartë nëse kjo tendencë do të vazhdojë. Para kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi statistikat më të fundit të 50,496 rasteve të lisë së majmunëve në mbarë botën. Në statistikat e publikuara më 31 gusht, kjo organizatë njoftoi se janë regjistruar 50.496 raste të lisë së majmunëve dhe se shumica e rasteve janë në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Ka shenja se shpërthimi i këtij virusi po ngadalësohet në Evropë, ku një kombinim i masave efektive të shëndetit publik, ndryshimi i sjelljes dhe vaksinimi kanë ndihmuar në parandalimin e transmetimit, tha më herët Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Lija e majmunit është një sëmundje që shkakton infeksione të rënda në lëkurë, por që rrallë mund të çojë në vdekje.

 

Tags