Siria dënoi mbështetjen e shteteve perëndimore ndaj terrorizmit
Në takimin e vendeve anëtare të Organizatës së Vendeve të Paangazhuara, ministri i punëve të jashtme të Sirisë dënoi mbështetjen e terrorizmit nga shtetet perëndimore dhe vendosjen e sanksioneve të njëanshme ndaj disa vendeve.
Në këtë takim, ministri i jashtëm sirian Faisal al-Mekdad theksoi të drejtën e Sirisë për të rimarrë Golanin e pushtuar dhe theksoi fundin e çdo pranie ushtarake të huaj të paligjshme në Siri.
Al-Mekdad deklaroi edhe një herë qëndrimin e vendosur dhe parimor të Sirisë ndaj çështjes së Palestinës dhe të drejtës së popullit palestinez për të vendosur vetë fatin e tij dhe për të krijuar shtetin e vet të pavarur me kryeqytet Kodsin e shenjtë.
Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u mbajt takimi i vendeve anëtare të Organizatës së Vendeve të Paangazhuara.