Bashkimi Evropian pengon eksportet ruse në Afrikë
(last modified Sun, 25 Sep 2022 07:08:59 GMT )
Shtator 25, 2022 09:08 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian pengon eksportet ruse në Afrikë

Ministri i Jashtëm rus tha se Bashkimi Evropian po bllokon eksportet ruse në Afrikë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të shtunën tha: Bashkimi Evropian ka bllokuar dërgesat që Rusia dëshiron të eksportojë për të ndihmuar në luftimin e urisë në Afrikë. Lavrov shtoi se ndërsa anijet që transportojnë grurë ukrainas eksportohen në vende jo aq të varfra, pengesat financiare dhe logjistike të krijuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të kufizuar eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike, nuk janë zgjidhur ende. Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se anijet që transportonin 300 mijë tonë plehra kimike ruse prej javësh janë bllokuar në portet evropiane. "Vladimir Putin", Presidenti i Rusisë, më herët në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Rusisë tha: Vetëm tre për qind e dërgesave të drithërave të eksportuara të Ukrainës kanë arritur në vendet në nevojë. Ndërkohë, vetëm vendet e Bashkimit Evropian mund të blejnë plehra ruse mirëpo dërgimi i këtyre plehrave nga vendet evropiane në tregjet aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine është ende e ndaluar. Vazhdimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, mungesa e grurit dhe plehrave kimike, ka prekur shumë vende të botës, veçanërisht vendet afrikane. Pak kohë më parë, kreu i Bashkimit Afrikan shkoi në Moskë për të kërkuar eksportin dhe furnizimin e drithit të nevojshëm për vendet afrikane.

Tags